DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  • Neni 982
  • Depozita është kontrata me të cilën njëra palë merr nga tjetra një send të luajtshëm me detyrimin për ta ruajtur dhe për ta kthyer në natyrë.

  • Neni 983
  • Kontrata e depozitës quhet e lidhur nga çasti që është dorëzuar sendi për ruajtje.

  • Neni 984
  • Depozita prezumohet se është me shpërblim, përveç kur nga cilësia profesionale e depozitarit ose nga rrethanat e tjera kuptohet një vullnet i ndryshëm i palëve.