strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Neni 999 - Dispozitë referuese

Në qoftë se depozita ka për objekt një sasi të hollash ose sendesh të tjera të barasndërrueshme, dhe depozitari ka të drejtën t’i përdorë, ky fiton pronësinë dhe detyrohet të kthejë po të njëjtën sasi nga i njëjti lloj dhe me të njëjtën cilësi.
Në raste të tilla zbatohen dispozitat lidhur me huanë, kur nuk vijnë në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë depozitën.