Neni 994

Trashëgimtari i depozitëmarrësit që ka tjetërsuar sendin në mirëbesim, duke mos ditur se mbahej në depozitë, detyrohet vetëm të kthejë shpërblimin e marrë.
Në qoftë se ky nuk është paguar ende, depozituesi merr të drejtat e tjetërsuesit.