Neni 1019

Përveç kur palët kanë parashikuar ndryshe në kontratë, përfshirja në llogarinë rrjedhëse e një kredie ndaj një të treti, prezumohet si e bërë me kushtin që të paguhet. Në rastin kur kredia nuk përmbushet, marrësi ka të drejtën të veprojë për mbledhjen, marrjen e shumës së parave nga llogaria, duke riintegruar atë që ka bërë derdhjen. Mund të merret kjo shumë parash nga llogaria edhe pasi ushtron pa rezultat të drejtat e tij kundrejt debitorit.