Neni 1024

Kur depozitohet një shumë parash pranë një banke, kjo fiton pronësinë dhe është e detyruar t’i kthejë në të njëjtën lloj monedhe, me skadimin e afatit të përcaktuar ose me kërkesën e depozituesit, duke patur parasysh periudhën e lajmërimit të përcaktuar nga palët ose nga zakoni bankar.