strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.
Kur depozita, çelja e kredisë ose veprimet e tjera bankare janë rregulluar në Ilogarinë rrjedhëse, klienti mund të disponojë në çdo kohë shumat që rezultojnë në kredinë e tij, përveç kur rezerva e afatit, është parashikuar në marrëveshje.
Në rast se midis bankës dhe klientit ekzistojnë disa marrëdhënie ose disa llogari, edhe në monedha të ndryshme, teprica aktive dhe pasive kompensohen në mënyrë reciproke, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.
Në rastin kur llogaria likujduese është në emër të disa personave, me të drejtën për të kryer veprime edhe në mënyrë individuale, këta persona quhen kreditorë ose debitorë solidarë të tepricave të llogarisë.
Në rast se veprimet në llogarinë rrjedhëse janë për një kohë të pacaktuar, secila prej palëve mund të tërhiqet nga kontrata, duke lajmëruar palën tjetër brenda afatit të caktuar në kontratë ose në mungesë të tij, brenda 15 ditëve.
Banka përgjigjet sipas dispozitave që rregullojnë kontratën e porosisë për ekzekutimin e detyrimeve të marra nga depozituesi ose nga një klient tjetër.
Në qoftë se ky detyrim duhet të kryhet aty ku nuk ekzistojnë degë të bankës, kjo mund të ngarkojë për ekzekutim një bankë tjetër.
Komentet më të fundit
para 4 years 8 weeks
para 4 years 10 weeks
para 5 years 25 weeks
para 5 years 37 weeks
para 5 years 37 weeks
para 6 years 13 weeks
para 6 years 14 weeks
para 6 years 21 weeks
para 6 years 24 weeks
para 6 years 30 weeks