Skontoja e kambialeve

  • Neni 1048
  • Në qoftë se skontoja bëhet nëpërmjet xhirimit të kambialit ose të çekut bankar, banka në rast se nuk kryhet pagimi, përveç të drejtave të rrjedhura nga titulli, gëzon edhe të drejtën e kthimit të paradhënies.
    Ruhen dispozitat e ligjeve të veçanta lidhur me çekun dhe kambialin.

  • Neni 1049
  • Banka që ka skontuar kambialet e dokumentuara, gëzon mbi mallin të njëjtin privilegj qe ka edhe i porosituri, deri sa titulli përfaqësues është në posedimin e tij.