strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.
Shoqëria fiton të drejta dhe merr përsipër detyrime me anë të anëtarëve që kanë të drejtën për ta përfaqësuar.
Në mungesë të dispozitave të tjera në kontratë, përfaqësimi i takon çdo anëtari administrator dhe shtrihet për të gjitha aktet që përfshihen në objektin e shoqërisë. Ndryshimet dhe shuarja e tagrave të përfaqësimit rregullohen me dispozitat për përfaqësimin.
Kreditorët e shoqërisë mund të kërkojnë të drejtat e tyre mbi pasurinë e shoqërisë. Për detyrimet e shoqërisë gjithashtu përgjigjen personalisht ose solidarisht anëtarët që kanë vepruar në emër dhe për llogari të shoqërisë dhe, po të ketë marrëveshje tjetër, edhe anëtarët e tjerë.
Marrëveshja duhet t’u bëhet e ditur të tretëve me mjete të përshtatshme, në mungesë të marrjes dijeni, kufizimi i përgjegjësisë ose përjashtimi nga përgjegjësia solidare nuk mund t’u kundrejtohet atyre që nuk kanë patur dijeni për të.
Anëtari, të cilit i kërkohet pagimi i detyrimeve të shoqërisë, mund të kërkojë, edhe kur shoqëria është në likuidim, ekzekutimin paraprak ndaj pasurisë së shoqërisë, duke treguar sendet mbi të cilat kreditori mund të shpërblehet më së miri.
Ai që bëhet anëtar në një shoqëri të krijuar më parë, përgjigjet së bashku me anëtarët e tjerë për detyrimet e shoqërisë përpara se ta ketë fituar cilësinë e anëtarit.
Kreditori i veçantë i anëtarit, deri sa zgjat shoqëria, mund të kërkojë të drejtat e tij mbi fitimet që i takojnë debitorit, si dhe marrjen e masave ruajtëse (konservative) mbi kuotën që i takon këtij të fundit në likuidim.
Në qoftë se sende të tjera të debitorit janë të pamjaftueshme për të shpërblyer kreditë e tij, kreditori i veçantë i anëtarit mund të kërkojë, veç kësaj, në çdo kohë likuidimin e kuotës së debitorit të tij. Kuota duhet të likuidohet brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës, përveç kur është vendosur shpërndarja e shoqërisë.
Komentet më të fundit
para 4 years 51 weeks
para 5 years 1 week
para 6 years 17 weeks
para 6 years 28 weeks
para 6 years 28 weeks
para 7 years 5 weeks
para 7 years 5 weeks
para 7 years 13 weeks
para 7 years 15 weeks
para 7 years 21 weeks