Neni 1109

Përjashtimi vendoset nga shumica e anëtarëve, duke mos përfshirë në numrin e tyre anëtarin për t’u përjashtuar dhe ka efekt pas 30 ditëve nga data kur i është bërë njoftimi anëtarit të përjashtuar.
Brenda këtij afati ortaku i përjashtuar mund të paraqesë kundërshtim përpara gjykatës, e cila mund të pezullojë zbatimin e vendimit.
Po qe se shoqëria përbëhet nga dy anëtarë, përjashtimi i njërit bëhet nga gjykata me kërkesën e tjetrit.