Neni 1117

I siguruari duhet t’i njoftojë siguruesit, me rastin e lidhjes së kontratës, të gjitha rrethanat për të cilat ka dijeni dhe që kanë rëndësi thelbësore për përcaktimin e natyrës dhe të masës së rrezikut.
Quhet se kanë rëndësi thelbësore të gjitha rrethanat për të cilat siguruesi ka pyetur me shkresë të siguruarin.
Kontrata e sigurimit e lidhur pa u marrë përgjigja në ndonjë nga këto pyetje, nuk mund të jetë, për këtë shkak, e pavlefshme.