Neni 1122

Kontrata e sigurimit zgjidhet në qoftë se rreziku i sigurimit pushon së qeni pas përfundimit të kontratës, por siguruesi ka të drejtën e pagimit të primeve, derisa pushimi i qenies së rrezikut të sigurimit t’i jetë njoftuar ose t’i jetë bërë e ditur në një mënyrë tjetër.