Neni 1124

Kontrata e sigurimit hyn në fuqi në orën 24 të ditës së përfundimit të kontratës dhe mbaron në orën 24 të ditës së fundit të kohëzgjatjes së kontratës.
Kur afati i kontratës është mbi 10 vjet, palët me kalimin e këtij afati dhe në rast se nuk kanë ndonjë marrëveshje të kundërt, kanë të drejtë të heqin dorë nga kontrata, duke bërë një paralajmërim 6 muaj më parë.
Kontrata mund të zgjatet heshtazi një ose disa herë, por në çdo rast jo më shumë se për dy vjet.
Kjo dispozitë nuk zbatohet për kontratën e sigurimit të jetës.