Neni 1125

Kontraktuesi detyrohet t’i paguajë siguruesit primin e sigurimit në afatet e caktuara në kontratë. Në qoftë se primi ose kësti i parë i tij nuk paguhet në afat, sigurimi pezullohet deri në orën 24 të ditës që kontraktuesi paguan shumën që detyrohet.
Kur kontraktuesi nuk paguan primet në vazhdim, sipas afateve të caktuara, sigurimi pezullohet nga ora 24 e ditës së pesëmbëdhjetë pas mbarimit të afatit të pagimit dhe siguruesi ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës.