Neni 10 - Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja

Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve shqiptarë që vërtetojnë kryerjen e një vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose shumpalëshe, vlejnë në Shqipëri brenda kufijve të ligjit shqiptar edhe përsa vijon:
a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer veprën penale;
b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese;
c) për zbatimin e masave të sigurimit;
d) për shlyerjen e dëmit ose efekteve të tjera civile.