strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU III - Tentativa

  • Neni 22 - Kuptimi i tentativës
  • Vepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megjithëse personi ndërmerr veprime të drejtpërdrejta për ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij.

  • Neni 23 - Përgjegjësia për tentativën
  • Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.
    Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat krimi mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe mund
    ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.

  • Neni 24 - Heqja dorë nga kryerja e veprës penale
  • Personi që më vullnetin e tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë nga kryerja e veprës penale, me gjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.
    Kur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementët e ndonjë vepre tjetër penale, personi përgjigjet për veprën e kryer.