Neni 39 - Heqja e së drejtës të ushtrimit të veprimtarisë apo mjeshtërisë

Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose të një mjeshtërie e ndalon të dënuarin të ushtrojë veprimtarinë ose mjeshtërinë për të cilën është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim apo licencë nga organi kompetent.
Heqja e së drejtës së ushtrimit të veprimtarisë ose mjeshtërisë jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet dhe është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale që kryhen duke i shpërdoruar ato.