Neni 61 - Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës

(Ndryshuar me ligjin nr.10 023, datë 27.12.2008, neni 6)

Gjatë kohës së provës i dënuari është i detyruar:
a) të paraqitet rregullisht dhe të informojë në vazhdimësi shërbimin e provës për përmbushjen e kushteve dhe detyrimeve të caktuara nga gjykata;
b) të marrë pëlqimin nga shërbimi i provës për ndryshimin e vendbanimit, qendrës së punës apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.