Neni 78 - Vrasja me paramendim

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 10;
shtesë në paragrafin e dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 7)

Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.
Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga pesëqind mijë lekë deri në tre milionë lekë.