Neni 83/a - Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 12;
ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 8)

Kanosja serioze për hakmarrje ose gjakmarrje, që i bëhet një personi për t’u mbyllur në shtëpi, dënohet me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë.