Neni 84/a - Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik

(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 12)

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, që i bëhet një personi, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për shkak përkatësie etnike, kombësie, race apo feje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.