Neni 109/a - Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 26)

Kur personi i rrëmbyer ose i mbajtur peng lirohet vullnetarisht para mbarimit të shtatë ditëve nga rrëmbimi ose mbajtja peng, pa e arritur qëllimin e krimit dhe, kur ndaj personit nuk është ushtruar torturë ose dëmtime të tjera të shëndetit, dënohet me burgim nga tre gjer në pesë vjet.