Neni 109/b - Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë

(Shtuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 11)

Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në tre milionë lekë.
Po kjo vepër, kur kryhet duke përdorur a kërcënuar me përdorimin e armës, torturës, akteve çnjerëzore e poshtëruese që kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga pesë milonë deri në dhjetë milionë lekë.