Neni 119/b - Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik

(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 13)

Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.