Neni 138/a - Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 39)

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit dhe të kulturës, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.