Neni 148 - Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 45)

Botimi ose përdorimi tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet të një vepre letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.