strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

SEKSIONI III - Shkatërrimi i pronës

  • Neni 150 - Shkatërrimi i pronës
  • Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

  • Neni 151 - Shkatërrimi i pronës me zjarr
  • Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
    Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.
    Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

  • Neni 152 - Shkatërrimi i pronës me eksploziv
  • Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me eksploziv dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
    Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
    Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

  • Neni 153 - Shkatërrimi i pronës me përmbytje
  • Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me përmbytje dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
    Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
    Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

  • Neni 154 - Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera
  • Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me mjete të tjera, që përbëjnë rrezik për mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
    Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
    Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

  • Neni 155 - Shkatërrimi i rrugëve
  • Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrugëve automobilistike, hekurudhore dhe veprave që lidhen me to, dënohet me gjobë apo me burgim gjer në shtatë vjet.
    Kur nga veprat penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
    Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

  • Neni 156 - Shkatërrimi i rrjetit elektrik
  • (Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 16)

    Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit elektrik, telegrafik, telefonik, radioteleviziv apo të çdo rrjeti ndërlidhës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
    Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim deri në tre vjet.

  • Neni 157 - Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes
  • Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i kanaleve ujitëse dhe kulluese ose veprave që lidhen me to, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

  • Neni 158
  • Administrimi i ujit pa të drejtë, duke kthyer ose ndryshuar vijën e ujit, duke hapur pendat, duke ndërtuar apo mbyllur kanale kulluese
    apo vaditëse, vija ose vepra të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

  • Neni 159 - Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit
  • (Ndryshuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 17)

    Lidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e ujësjellësit, për marrjen e ujit të pijshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
    Shkatërrimi me dashje i rrjetit të ujësjellësit dënohet me burgim deri në pesë vjet.

  • Neni 160 - Shkatërrimi i veprave kulturore
  • Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
    Kur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore me rëndësi kombëtare, dënohet me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

  • Neni 161 - Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia
  • Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

  • Neni 162 - Përplasja e mjeteve të transportit masiv
  • Shkaktimi nga pakujdesia i përplasjes se trenave, anijeve, avionëve, kur ka shkaktuar rrëzimin, djegien, mbytjen, përmbysjen, daljen nga shinat ose është shoqëruar me pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.