Neni 172 - Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave që paguhet akcizë nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.