Neni 181/a - Moskryerja e detyrave nga organet tatimore

(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)

Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre dhe i sjell shtetit dëm në vlerë më të vogël se 1 milion lekë, dënohet me gjobë deri në 2 milionë lekë;
kur vlera është më e lartë se 1 milion lekë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim.