Neni 303 - Fshehja ose asgjësimi i kufomës

Fshehja ose asgjësimi i kufomës së një personi, viktimë e vrasjes apo të veprave të tjera të dhunshme, e bërë me qëllim për të ndihmuar autorin e krimit që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes dhe arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.