Neni 306 - Dëshmia e rreme

(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 75;
shtuar paragrafi III me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 26;
ndryshuar paragrafi III me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 30)

Dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur dëshmia e rreme bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale të parashikuara në nenet 234/a, 234/b, 284/a 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.