Neni 311 - Kanosja për të mos kallzuar

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 32)

Kanosja, që i bëhet të dëmtuarit nga vepra penale, me qëllim që të mos kallëzojë, të ankohet apo të tërheqë kallëzimin ose ankimin e bërë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.