Neni 312 - Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 27)

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tretë, dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit, për të siguruar deklarime ose dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrimeve të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës, dënohen me burgim deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.