Neni 314 - Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve

Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për ta detyruar shtetasin të bëjë deklaratë, të dëshmojë ose të pohojë pafajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.