Neni 323 - Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit

Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Kur vepra penale kryhet me dhunë ose me përdorim të armëve, substancave zjarrvënëse, eksplozive dhe helmuese dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.