Neni 208 - Dorëzimi i territorit

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 79)

Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.