Neni 230/d - Grumbullimi i fondeve për financimin e terrorizmit

(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 16)

Grumbullimi i mjeteve financiare të çdo lloji, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për financimin e organizatave ose kryerjen e veprave me qëllime terroriste, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në gjashtë milionë lekë.