Neni 236 - Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 55;
ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 20)

Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.