Neni 261 - Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar

Kryerja e veprimeve për të penguar sh tetasit për të ushtruar lirinë e shprehjes së mendimit, të grumbullimit apo manifestimit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Kur veprimet shoqërohen me përdorimin e dhunës fizike, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.