Neni 271 - Disinformimi i ekipeve të urgjencës

Disinformimi me dashje i ekipeve të urgjencës për të prishur gatishmërinë e tyre, e bërë me çdo mjet lajmërimi e thirrjeje, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.