Neni 281 - Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese

Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lëndëve helmuese me efekt të fortë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.