Neni 283/b - Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 65)

Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet.