Neni 285 - Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 68)

Prodhimi, mbajtja, transportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e substancave të tjera të çfarëdollojshme, e pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike a psikotrope, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.