Neni 285/a - Përshtatja e lokalit për përdorim droge

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69)

Përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti tjetër publik ose privat për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike ose psikotrope, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.