Neni 285/b - Hedhja ose braktisja e shiringave

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69)

Hedhja ose braktisja e shiringave, në vende publike ose të hapura për publikun, si dhe në mjedise private të përdorimit të përbashkët të shiringave ose instrumenteve të rrezikshëm, të përdorura për marrjen e substancave narkotike ose psikotrope, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.