Neni 288/a - Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 73)

Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.