Neni 292 - Shkelja e disiplinës së punës në transport

Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor, ujor ose ajror prej punonjësve të këtij transporti, që ka shkaktuar vdekjen ose dëmtimin e rëndë të shëndetit të personit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.