Neni 330 - Kanosja e kandidatëve

Kanosja si edhe çdo veprim tjetër i paligjshëm që i bëhet kandidatit me qëllim që të tërheqë kandidaturën ose që të pengohet për të ushtruar çdo aktivitet të lejuar me ligj gjatë fushatës elektorale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.