Neni 331 - Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

Mospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve e personave që e kanë të drejtën e zgjedhjes ose regjistrimi me dashje në to i personave që nuk e kanë këtë të drejtë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.