strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU XI - Vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale

  • Neni 333 - Organizata kriminale
  • (Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 32)

    Krijimi, organizimi ose drejtimi i organizatave kriminale dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
    Pjesëmarrja në një organizatë kriminale dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.
    Nëse organizata kriminale është e armatosur dhe pjesëtarët e saj zotërojnë armë dhe lëndë shpërthyese për qëllime të përmbushjes së veprimtarisë së saj kriminale, edhe nëse ato janë të fshehura ose të mbajtura në vende të veçanta, dënimi me burgim shtohet me një të tretën.
    Kur veprimtaritë ekonomike, të ndërmarra ose të kontrolluara nga pjesëtarë të organizatës kriminale, financohen tërësisht ose pjesërisht me produkte të veprave penale, masa e dënimit, sipas paragrafëve të sipërpërmendur në këtë nen, shtohet me një të tretën deri në një të dytën e tij.

  • Neni 333/a - Grupi i strukturuar kriminal
  • (Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 33)

    Krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kyerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.
    Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

  • Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79;
    ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 34)

    1. Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës kriminale dhe të grupit të strukturuar kriminal dënohet sipas dispozitave penale përkatëse, duke i shtuar dënimit për veprën penale të kryer edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim.

    2.Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me burgim të përjetshëm, dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    3. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim me burgim të përjetshëm, dënohet me burgim të përjetshëm.

  • Neni 334/1
  • (Shtuar me ligjin nr.9017, datë 6.3.2003, neni 1)

    Pavarësisht nga neni 278, përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake personat që në përputhje me legjislacionin në fuqi, dorëzojnë vullnetarisht armët deri më datën 31.5.2005.
    Në çdo rast nuk përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje personat që kanë kryer vepër penale, duke përdorur si mjet për këtë qëllim armë dhe municione luftarake.
    Nuk përjashtohen nga ndjekja penale edhe personat të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, deklarojnë se nuk kanë armë e municione luftarake dhe nga kontrollet e ushtruara në mbështetje të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale u gjenden armë e municione të fshehura.

  • Neni 335
  • Ky kod hyn në fuqi më 1 qershor 1995. Aktet ligjore që shfuqizohen, si dhe efektet dhe mënyra e hyrjes së tij në fuqi, do të caktohet me ligj të veçantë.