Neni 1 - Ligji penal ushtarak dhe ndarja e veprave penale

Ligji penal ushtarak përcakton veprat penale ushtarake, si dhe dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj subjekteve që i kryejnë ato.
Veprat penale ushtarake ndahen në krime ushtarake dhe në kundërvajtje penale ushtarake. Dallimi i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.